Fundjava ka sjellë trafik në jug të vendit, pasi numri i qytetarëve shqiptarë por edhe të huaj që kanë udhëtuar në drejtim të bregdetit ka qenë mjaft i lartë.
Siç shihet edhe në videon e Abc trafiku është kilometrik, dhe bëhet fjalë për rrugën dytësore Tiranë-Durrës, por e njëjta situatë paraqitet edhe në autostradë.
Gjithashtu probleme me trafikun ka patur edhe në Vlorë, ku numri i lartë i makinave e ka vështirësuar qarkullimin.
Ndërkohë Policia Rrugore ka kërkuar gjatë ditës së sotme që mjetet të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ruajnë distancën mes tyre, në mënyrë që të mos bëhet kaos në rrugë por edhe të mos shkaktohen aksidente.
/Abcnews.al/

