VIDEO/ “Fundi i botës”! Banorët largohen të tmerruar, hiri pushton gjithçka

schedule13:00 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 13:00 - 4 Dhjetor, 2021

Një vullkan shpërtheu në ishullin indonezian Java, duke dërguar një shtëllungë të madhe hiri në qiell, i cili ka mbuluar fshatra të tërë.

Sipas BBC, banorët pranë malit Semeru në Java lindore janë larguar dhe ekipet e shpëtimit po udhëtojnë në zonën e prekur. Agjencia lokale e lajmeve Antara tha se një shi i dendur i hirit vullkanik ka pushtuar gjithcka në zonat përreth.

Ndërkohë autoritetet e kontrollit ajror paralajmëruan kompanitë e fluturimeve se hiri vullkanik mund të ngjitet deri në 15 mijë metra.

Pamjet në mediat sociale treguan banorët duke ikur ndërsa një re gjigante hiri u ngrit pas tyre, ndërsa ka prej tyre që e cilësojnë këtë si “fundin e botës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!