VIDEO | FSHF në Fushë-Krujë, topa dhe fanella për të prekurit nga tërmeti

schedule19:17 - 29 Nëntor, 2019

schedule 19:17 - 29 Nëntor, 2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shpërndajë topa dhe fanella për të prekurit nga tërmeti. Në stadiumin e Fushë-Krujës, janë strehuar disa familje dhe pikërisht në këtë stadium, FSHF ka dërguar dy futbollistët e kombëtares, Lorenc Trashi dhe Alban Hoxha.

“Në vijim të fushatës së ndërmarrë nga presidenti Duka, punonjësit e FSHF dhe futbollistët e kombëtares, sot dy prej tyre Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi vizituan kampin në Fushë-Krujë,ku dhuruan fanella të kombëtares dhe topa për fëmijët.

Ata biseduan me të vegjlit që kanë kaluar momente të tmerrshme duke i inkurajuar. Kuqezinjtë improvizuan edhe një ndeshje futbolli me vogëlushët”, shkroi FSHF./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!