Një 68-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës për armëmbajtje pa leje.
Policia ka gjetur në tarracën e lokalit të tij 2 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim në masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi 68 vjeç, banues në Lushnjë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/