Familja e Rrok Pepajt është ngujuar në banesën e tyre nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme, pas gjetjes së trupave të pajetë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj ditën e djeshme në Malësinë e Madhe.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al, në oborrin e shtëpisë së Rrok dhe Danjel Pepaj, shihen efektivët të cilët janë në ruajtje të banesës dhe familjarëve të Danjel Pepaj, për shmangien e ndonjë situate konflikti mes dy familjeve, të cilat kanë lidhje familjare me njëra –tjetrën.
LEXO edhe: Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, a mund të bëhet “paqe” brenda fisit?
Ditën e sotme policia njoftoi se kishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy të rinjve Danjel Pepajn, ndërsa janë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare për gjetjen dhe kapjen e tij.
Sakaq Rrok Pepaj, është arrestuar nën akuzën e “kultivimit të kanabisit” pasi në afërsi të zonës ku u gjetën dy trupat pajetë të dy të rinjve u gjetën 29 bimë kanabis.
n.d./abcnews.al