VIDEO/ Franca e Anglia triumfojnë me goleadë, Greqia e Ukraina kapin 3 pikë mes vuajtjesh

schedule22:43 - 16 Qershor, 2023

schedule 22:43 - 16 Qershor, 2023

Kanë përfunduar 11 përballjet e mbrëmjes së sotme, të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, ku padyshim nuk kanë munguar goleadad, por as rezutlatet surprizë.

Kështu në grupin B, “gjelat” francezë kanë arritur një fitore tepër komode në transfertën e Gjibraltarit, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e pastër 0 me 3, pas golave të Olivier Giroud në minutën e 2’, Kylian Mbappe në minutën 45+3’ dhe autogolit të Aymen Mouelhi, në minutën e 78’. Në përballjen tjetër të këtij grupi, “helenët” grekë mposhtë në “shtëpinë” e tyre Irlandën, me rezultatin e ngushtë 2 me 1 falë golave të kapitenit Bakasetas e “bomberit” të Olympiacos, Giorgios Masouras, të cilët nxorrën “ të pavlefshëm” golin e Nathan Collins.

Në grupin C, “tre luanët” e Anglisë kanë “shpërfytyruar” në transfertë Kombëtaren e Maltës me rezultatin e thellë 0 me 4, ku autorë të golave ishin Alexander-Arnold, në minutën e 28’, Harry Kane në minutën e 31’, Callum Wilson në minutën e 82’-të dhe mbrojtësi maltez, Ferdinando Apap, i cili shkakoi një autgoli në minutën e 9’-të të sfidës.

Në përballjen tjetër, të grupit C, Ukraina përmbysi gjithçka ndaj Maqedonisë së Veriut, duke arritur një fitore tepër të vuajtur me rezultatin e ngushtë 2 me 3. Pavarësisht se pjesa e parë e sfidës u mbyll me avantazhin 2 me 0 të vendasve, Zabarny, Konoplya e Tsygankov në minutat 62’, 68’ e 83’ të sfidës përmbysën gjithçka duke arritur kështu të mbledhin 3 pikë të vyera në “garën” e kualifikueseve.

Me këto rezultate, Franca e Greqia mbeten në vendin e parë e të dytë të grupit B, me respektivisht 9 e 6 pikë, duke lënë pas tyre Hollandën me 3 pikë dhe Irlandën e Gjibraltarin me nga 0 pikë. Në krahun tjetër në grupin C, Anglia mban vendin e parë me 9 pikë të plota, ndjekuar nga Italia me 3 pikë, Maqedonia e Veriut me 3 pikë, Ukraina me 3 pikë dhe Malta me 0 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Grupi B 

Gjibraltar 0-3 Francë

Goli i Olivier Giroud, 0-1:

Goli i Kylian Mbappe, 0-2:

Autogoli i Aymen Mouelhi, 0-3:

Greqi 1 – 1 Irlandë 

Goli i Bakasetas, 1-0:

Goli i Collins, 1-1:

Goli i Giorgios Maousuras, 2-1:

Grupi C

Maltë 0 – 4 Angli 

Autogoli i Ferdinando:

Goli i Alexander-Arnold, 0-2:

Goli i Harry Kane, 0-3:

Goli i Callum Wilson, 0-4:

Maqedoni e Veriut 2 – 3 Ukrainë

Goli i Enis Bardhit, 1-0:

Goli i Eljif Elmas, 2-0:

Goli i Ilya Zabarnyi, 2-1:

Goli i Yukhum Konplya, 2-2:

Goli i Viktor Tsygankov, 2-3:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!