Gjilani ka fituar një ditë më parë kundër Vushtrrisë dhe vijon garën për të siguruar një vend në kupat e Evropës. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani shënoi tre gola dhe një prej tyre e realizoi Franc Veliu.
Vlonjati ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe e çoi topin drejt e në rrjetë, duke i çuar shifrat në 2-0. Një gol mjaft i bukur i mbrojtësit, që luan sezonin e parë me Gjilanin. / abcnews.al