VIDEO/ Forca të shumta policie kontrolle të rrepta në Elbasan

schedule22:26 - 15 Shtator, 2020

schedule 22:26 - 15 Shtator, 2020

Forca të shumta policie kanë nisur kontrolle të rrepta në qytetin e Elbasanit gjatë mbrëmjes së të martës.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC News se nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.

Mësohet se qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara.

Policia ka ngritur 6 grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit të Elbasanit.

N.D./abcnews.al