TIRANË- Kryeministrit Edi Rama ka “karikuar” djemtë e kombëtares në prag të sfidës me Çekinë, e cila luhet në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”. Ai ka shpërndarë një video të shkurtër në “Facebook” me mbishkrimin “Forca”.
Tekniku braziliani një ditë më parë tha se Kombëtarja është gati për t’u përballur me Çekinë. Ai kërkoi fleksibilitet dhe forcë grupi për të kaluar pengesën e radhës, e cila do të afronte Shqipërinë një stacion më afër Berlinit.