VIDEO/ Foden i “magjishëm”, “Qytetarët” shkatërrojnë Aston Villa në “Etihad”

schedule23:36 - 3 Prill, 2024

schedule 23:36 - 3 Prill, 2024

Kërkohej një fitore e madhe dhe një e tillë u sigurua. “Qytetarët” e Manchester City ishin vërteë të papërmbajtshëm mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa shkatërruan skuadrën e Aston Villa, me rezultaitn e thellë, 4 me 1, në sy të 55,097 të pranishmëve, në “mitikun” e “Etihad”, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit anglez, Premier Leauge.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 11’-të, të sfidës, ku pas një pasimi të Doku, “shkatërruesi”, Rodri dërgon topin në rrjetën e Martinez, mirëpo vetëm 9 minuta më vonë Duran vendos baraspeshën për skuadrën e Unai Emery, por vetëm kaq, pasi në minutat 45+1’, 62’ e 69’ erdhi triplet e “yllit”, Phil Foden, me “fantazisitin” anglez, që po kalon sezonin e tij më të mirë, të karrierës.

Falë kësaj fitoreje, Manchester City i “ngjitet” nga pas kryesuesve, teksa ngjitet në kuotën e 67 pikëve, po aq sa Liverpool, që do të ndeshet, me Sheffield United, mbrëmjen e së enjtes dhe vetëm 1 pikë më pak se Arsenal kryesues, ndërsa Aston Villa mbetet në vendin e 4-t, por kësaj here vetëm dy pikë larg skuadrës së Tottenham, duke rrezikuar “biletën” për në UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: