VIDEO/ FNSH blindon Elbasanin, kontrolle për të shumëkërkuarit, disa të shoqëruar, sekuestrohet 1 kilogram heroinë

schedule22:39 - 7 Tetor, 2022

schedule 22:39 - 7 Tetor, 2022

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një operacion në disa banesa në qarkun e Elbasanit, pasi dyshohej se aty fshihej një person në kërkim, di dhe persona të tjerë që qarkullojnë me sende të paligjshme.

Burime për Abc bëjnë me dije se gjatë kontrolleve ka patur disa persona të shoqëruar, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre.

Kontrollet janë zhvilluar në disa qytete në Qarkun e Elbasanit, si në Peqin, Cërrik dhe Belsh.

Gjatë kontrolleve është sekuestruar edhe një kilogram heroinë.

/Abcnews.al/