Është zhbllokuar takimi derbi mes Interit dhe Milanit dhe kanë qenë kuqezinjtë e Piolit ata që kanë shënuar, në minutën e 40-të të sfidës. Castillejo kroson nga krahu i djathtë me të majtën e tij dhe gjen gjigantin Ibrahimovic.
Bomberi suedez kërcen shumë më lart se Godin dhe asiston me kokë për Rebic, i cili shfrytëzon mjaft mirë një dalje të gabuar të Padellit dhe kalon Milanin në avantazh./abcnews.al
Serie A, java 23
Inter – Milan 0-1
Rebic 40′