VIDEO/ Fluturimi u vonua 13 orë, pasagjeri godet me grusht pilotin

schedule12:02 - 15 Janar, 2024

schedule 12:02 - 15 Janar, 2024

Autoritetet në Indi kanë arrestuar një pasagjer të IndiGo Airlines pasi goditi me grusht një pilot pasi fluturimi u vonua 13 orë. Incidenti ndodhi të dielën, ndërsa avioni u ul në aeroportin ndërkombëtar Gandhi në Nju Delhi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Evgenia Belskaia (@evgeniabelskaia)

Në video, pasagjeri i zemëruar mund të shihet teksa godet pilotin me grusht në fytyrë. Gjithsej 100 fluturime janë vonuar të dielën për shkak të motit të keq.

Nga ana e saj, kompania ajrore njoftoi se përveç padisë që ka ngritur ndaj pasagjerit, po shqyrton mundësinë e përfshirjes së tij në listën e ndalimit të fluturimeve në mënyrë që ai të mos fluturojë më kurrë me IndiGo Airlines.

/abcnews.al