VIDEO/ Fluminense nuk fal “faraonët”, Marcelo me shokë kapin finalin e Botërorit të Klubeve

schedule21:16 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 21:16 - 18 Dhjetor, 2023

Pritej një fitore e madhe e kampionëve të Copa Libertadores dhe ajo erdhi. “Tri kolorët” e Fluminense triumfuan në “King Abdullah Sports City” të Jedahut, ndaj “Faraonëve” egjiptianë të Al-Ahly, në gjysmë-finalen e Botërorit të Klubeve, me edicionin e vitit 2023, që po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Skuadrës së Marcelo e Felipe Melo i mjaftuan dy gola në pjesën e dytë, fillimisht nga anësori i sulmit, John Arias, në minutën e 71’-të të sfidës dhe më pas nga “fantazisti” i mesfushës John Kennedy, në minutën e 90’-të, për t’i çuar fituesit e Copa Libertadores, në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Tashmë, “gjigantët” e futbollit brazlian do të presin fituesin e sfidës, Urawa-Manchester City, me “Qytetarët” e Pep Guardiola-s, që shihen haptazi si favoritë për fitimin e këtij trofeu, me finalen e madhe, që do të zhvillohet mbrëmjen e së premtes, në “King Adbullah Sports City”. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Jhon Arias, 1-0:

Goli i John Kennedy, 2-0:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!