Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit/ Gushti shton hyrjet e emigrantëve dhe turistëve

schedule10:01 - 11 Gusht, 2025

schedule 10:01 - 11 Gusht, 2025

Gjatë 5 ditëve të fundit të javës që lamë pas, duke nisur nga e mërkura deri në të dielë, në portin më të madh në vend janë përpunuar në hyrje dhe dalje 42.585 pasagjerë dhe 13.333 automjete.

Kjo javë ka qenë më e ngarkuara me punë për autoritetet portuale, të cilëve u është dashur të përpunojnë në kohë rekord një fluks mjaft të madh udhëtarësh, të cilët udhëtonin me 2 linjat e trageteve që lidhin Shqipërinë me Italinë, Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.

Fluksi më i madh i udhëtarëve ka qenë në hyrje, duke qenë se kjo periudhë përkon me kthimin në atdhe të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë në perëndim. Sipas te dhënave nga Policia Kufitare, dita më e ngarkuar me punë ka qenë e shtuna e 9 gushtit, në të cilën janë përpunuar në hyrje dhe dalje mbi 12 mijë pasagjerë dhe 3981 automjete. Për të përballuar fluksin e madh të pasagjerëve, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë kryer lundrime të dyfishta nga e mërkura deri të dielën, ndërsa trageti i linjës Durrës-Ankona ka kryer lundrime të përditshme.

Kjo javë pritet te jetë me fluks të përqendruar në hyrje në portin më të madh të vendit. Duke nisur nga e hëna e javës se ardhëshme do të nisë rikthimi i pasagjerëve në vendet ku jetojnë e punojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!