Florian Marku ka triumfuar në Manchester kundër Nathan Bendon, pas gjashtë raundeve. Dy boksierët e peshës e 67 kilogramë luftuan mes tyre dhe në fund fituesi u vendos nga gjyqtarët, me pikë.
Shtatlarti nuk e vuri në diskutimin fitoren, duke dominuar në pesë nga gjashtë raundet dhe në fund Marku fitoi me vendin unanim, 60-55. Kjo ishte fitorja e gjashtë e boksierin shqiptar, i cili katër ndeshje i ka mbyllur me nokaut.
Ndeshjen e Markut e ndoqi edhe një tifoz special, mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka. Kapiteni i Zvicrës, sigurisht ishte mbështetës i Markut, i cili kishte përkrahjen e shumë shqiptarëve. /abcnews.al
#UltimateBoxxer Result: Florian Marku def. Nathan Bendon via unanimous decision (60-55) pic.twitter.com/2nRWtVll03
— BOXXER (@boxxer) December 13, 2019