VIDEO/ Flamurtari e Luftëtari u bëjnë gjëmën Teutës dhe Bylisit

schedule15:54 - 8 Mars, 2020

schedule 15:54 - 8 Mars, 2020

Spektakël në Durrës dhe Gjirokastër, por asnjë fitues. Sigurisht Bylisi dhe Teuta janë mërzitur, pasi barazimet e sotme me shifrat 1-1 nuk u shkojnë për shtat për vetë objektivat që kanë. Gjithsesi duhen vlerësuar paraqitjet e bëra nga Flamurtari dhe Luftëtari, që edhe mund të kishin triumfuar nisur nga rastet që kishin. Të rëna nga kategoria, por ia dalin të ndalojnë dy skuadra që duan Europën.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E diel, më 8 mars 2020, ora 14:00

Luftëtari-Bylisi 1-1
Shënues:
Lika 44’ / Guindo 35’ (pen.)
Teuta-Flamurtari 1-1
Shënues:
Çyrbja 53’ / Haruni 13’

BARAZIMI NË DURRËS – Teuta dhe Flamurtari luftuan shumë për të marrë pikët e plota, por në fund u detyruan të mjaftohen me nga një pikë. Vlonjatët arritën të befasojnë shumë shpejt dhe ishte Shaqir Haruni që me një lëvizje mjaft të bukur shtangu portierin Frashëri dhe shënoi.

Hoxhaj iu afrua edhe golit të dytë, por portieri i Teutës nuk e lejoi diçka të tillë. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me epërsinë e Flamurtarit, kurse më pas durrsakët u hodhën në sulm për të gjetur  golin e barazimit.

Shumë shpejt morën një penallti, që u godit nga Kallaku. Portieri Moçka e priti, por Çyrbja e gjurmoi topin dhe shënoi golin e barazimit. Hoxhaj më vonë për vlonjatët goditi traun, ndërkohë që durrsakët patën disa raste për të shënuar, pa ia dalë dot. Kështu gjithçka u mbyll në barazim 1-1.

BYLISI NUK DI TË FITOJË – Ballshiotët e Dovedan sërish nuk ia dolën të fitojnë në kampionat. Edhe pse shënuan të parët, me një penallti të kthyer në gol nga Guindo, Bylisi nuk triumfoi. Gresild Lika në fund të pjesës së parë i ndëshkoi miqtë me një goditje dënimi.

Sulmuesi anësor mund të shënonte sërish, por u ndal nga portieri Miraka. Goxha për Bylisin iu afroi golit të epërsisë, sikurse edhe Çela për Luftëtarin. Raste të shumta pati deri në fund, por rezultati 1-1 nuk ndryshoi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!