Bayern Munchen vazhdon të fitojë dhe të kryesojë kampionatin gjerman. Kampionët në fuqi nuk e patën të thjeshtë në shtëpi përballë Union Berlin. Bavarezët fituan 2-1, në një ndeshje ku Neuer priti një penallti të miqve dhe Lewandovski pa t’i anulohej goli i dytë.
Derbi i Ruhrit u mbyll pa gola. Schalke dhe Dortmund zhvilluan një ndeshje të fortë mes tyre por pa shumë raste. Derbi i zjarrtë gjerman nuk pati fitues dhe të dy ekipet vazhdojnë të renditen në vendet e larta të renditjes.
Surpriza e madhe quhet Freiburg. Ekipi i Amir Abrashit (nuk u aktivizua në ndeshjen e sotme) shënoi nga një gol në fundin e çdo pjese dhe mposhti 2-0 Leipzigun. Kjo fitore e rendit Freiburgun në vend të dytë me 17 pikë, një më pak se Bayerni kryesues.
Feston më në fund edhe Jurgen Gjasula. Paderborni arriti fitoren e parë në këtë sezon, duke triumfuar 2-0 në shtëpi përballë Dusseldorf. “Luftëtari” shqiptar dhe kapiteni i Paderbornit u aktivizua si titullar, u ndëshkua me karton të verdhë dhe u zëvendësua në minutën e 78-të. Në ndeshjen tjetër, Hoffenheim arriti një fitore të madhe në kryeqytet përballë Hertha Berlin me rezultatin 2-3. /abcnews.al
Bayern Munchen – Union Berlin 2-1
(Pavard 13′, Lewandovski 53′ / Polter (pen) 86′)
Freiburg – Leipzig 2-1
(Hofler 45+2′, Petersen 90′ / Klostermann 90+3′)
Hertha Berlin – Hoffenheim 2-3
(Lukebakio 55′, Kalou 69′ / Locadia 33′, Kramaric 38′, Hubner 80′)
Paderborn – Dusseldorf 2-0
(Sabiri 43′, Schonlau 64′)
Schalke – Borussia Dortmund 0-0