Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Fitorja me “tris” ngjit Realin në krye, Lille frenon kampionët e PSG

schedule22:55 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 22:55 - 20 Dhjetor, 2020

Fitore jashtë fushe për Real Madrid në La Liga dhe barazim pa gola mes Lille dhe PSG në Ligue 1. Kampionët e Spanjës fituan 1-3 ndaj Eibar dhe i është bashkuar Atletico Madrid në krye të kampionatit me 29 pikë (Colchoneros kanë luajtur dy takime më pak).

Pjesa e parë nisi “zjarr” dhe të tre golat u realizuan në 45 minutat e para. Karim Benzema zhbllokoi ndeshjen në minutën e 6-të, teksa shtatë minuta më pas dhuroi një asist që u kthye në gol nga Luka Modric. Vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin në minutën e 28-të.

Kapiteni Kike dhuroi një goditje të mrekullueshme që u ndal në trekëndësh. Karim Benzema shënoi një tjetër gol më vonë, por goleadori francez ishte në pozicion të parregullt. Pjesa e dytë ishte më e vakët në raste dhe Reali mendoi më shumë të menaxhojë avantazhin.

Panik për miqtë në minutën e 82-të, Eibar pretendoi për penallti, por arbitri vendosi të  vazhdojë lojën pasi pa pamjet në VAR. Në minutat shtesë pati festë edhe për Lucas Vasquez, i cili qetësoi Zidane me golin e tij. Moment i mirë për Realin që sot mori fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Nuk ka fitues në duelin Lille-PSG. Kampionët në fuqi dominuan vetëm në qarkullimin e topit, teksa vendasit treguan edhe njëherë se janë një ndër ekipet më të mira në Francë këtë sezon. Lille gjeti edhe golin në minutën e 53-të, por turku Yusuf Yazici ishte në pozicion të parregullt.

Gara për titull këtë sezon është bërë spektakolare në Ligue 1. Lille dhe Lyon ndajnë vendin e parë me nga 33 pikë, teksa djemtë e Tuchel renditen në vend të tretë me një pikë më pak.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!