Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Fitorja e tretë rresht dhe kryesim, dy mbrojtës nderojnë Realin

schedule14:57 - 30 Nëntor, 2019

schedule 14:57 - 30 Nëntor, 2019

Real Madrid hasi vështirësi për të mposhtur Alaves në transfertë, por në fund ia doli të festojë dhe të dalë në krye të tabelës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa e dyta nisi me avantazhin e miqve nga kryeqyteti.

 

Sergio Ramos devijoi saktë më kokë një krosim të Kross dhe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 52-të. Festa e ekipit të Zidane zgjati pak. Kapiteni shkaktoi një penallti dhe Perez i dhuroi barazimin vendasve. Reali u hodh sërish në sulm dhe gjeti golin e fitores me Carvajal.

Kjo ishte fitorja e tretë rresht në kampionat për “Los Blancos”, që ngjiten në krye të renditjes me 31 pikë, ndërsa Alaves thyhet pas dy fitore rresht dhe pozicionohet në vend të 13-të me 18 pikë të grumbulluara.

Alaves – Real Madrid 1-2
(Perez (pen) 65′ / Sergio Ramos 52′, Carvajal 69′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!