VIDEO/ Fitorja e tretë radhazi në transfertë, Lyoni ngjitet në krye

schedule22:57 - 19 Shkurt, 2021

schedule 22:57 - 19 Shkurt, 2021

Lyon reagoi pas humbjes shtëpiake me Montpellier dhe sonte u rikthye te tre pikët në Ligue 1. Ekipi i Rudi Garcia fitoi 2-3 në fushën e Brest (suksesi i tretë radhazi jashtë fushe) dhe është ngjitur në krye të kampionatit francez.

Lyon ndan vendin e parë me Lille me nga 55 pikë (Lille ka luajtur një ndeshje më pak). Pjesa e parë foli totalisht për ekipin mik, që realizoi tre golat e fitores. Lucas Paqueta, Houssem Aouar dhe Memphis Depay ishin autorët e golave.

Avantazhi i dyfishtë solli uljen e ritmit në pjesën e dytë dhe Brest përfitoi duke shënuar dy herë me anë të Brendan Chardonnet dhe Irvin Cardona. Përfundimisht 2-3 për Lyon, që javës tjetër luan sërish në transfertë, kësaj radhe kundër Marseille. /abcnews.al