Eintracht Frankfurt merr tre pikët e para për sezon në Bundesligë. Djemtë e austriakut Adi Hutter fituan 1-3 jashtë fushe kundër Hertha Berlin. Andre Silva ktheu në gol një penallti pas gjysmë ore loje, ndërsa Bas Dost dyfishoi me kokë shtatë minuta më pas.
Miqtë realizuan një tjetër gol në pjesën e dytë me anë të Sebastian Rode. Vendasit gjetën golin e nderit në minutën e 78-të, falë autogolit të Martin Hinteregger. Tre pikë të rëndësishme për Eintracht, që reagon pas barazimit 1-1 në sfidën e parë ndaj Arminia Bielefeld dhe humbja e parë për Herthën.
https://streamable.com/pfkwnd
Lille vazhdon të tregojë një formë të mirë në Ligue 1 dhe triumfi 2-0 në shtëpi përballë Nantes e ka ngjitur përkohësisht në krye me 11 pikë pas 5 javëve të para. Vendasit zhbllokuan sfidën dy minuta para fundit të pjesës së parë falë autogolit të Nicolas Pallois.
Në minutat e fundit të ndeshjes erdhi edhe goli i qetësisë. Lille fitoi një penallti dhe turku Burak Yilmaz e dërgoi topin në rrjetë. Përfundimisht 2-0 për ekipin e Christophe Galtier, që nuk ka humbur akoma dhe kryeson kampionatin francez. /abcnews.al