VIDEO/ Fitorja e dytë radhazi në kampionat, United i falet një portugezi

schedule23:07 - 21 Nëntor, 2020

schedule 23:07 - 21 Nëntor, 2020

Manchester United vuajti përballë WBA, por në fund ia doli të fitonte dhe të merrte tre pikët e radhës në kampionat. Djemtë e Ole Gunnar Solskjaer mposhtën 1-0 skuadrën e kroatit Bilic në “Old Trafford”.

Gjithçka u vendos në minutën e 56-të, moment kur “Djajtë e Kuq” fituan një penallti. Te topi si gjithmonë Bruno Fernandes, me portugezin që nuk gaboi, duke gjetur golin e gjashtë në kampionat.

Goli dhe rastet e MANCHESTER UNITED-WBA

Ekipi i Solskjaer e manaxhoi mirë avantazh dhe në fund festoi fitoren. United është ngjitur përkohësisht në vend të nëntë me 13 pikë, shtatë më pak se kryesuest e Tottenham. /abcnews.al