Manchester United arriti fitoren e radhës në kampionat. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer shkatërroi 6-2 Leeds United në “Old Trafford” dhe tani është ngjitur në vend të katërt me 26 pikë, 5 më pak se Liverpool i vendit të parë (United ka zhvilluar një ndeshje më pak).
What a match! ?#MUNLEE pic.twitter.com/IfnUAjI0hw
— Premier League (@premierleague) December 20, 2020
“Djajtë e Kuq” e nisën zjarr dhe e panë vetën në avantazh të dyfishtë në minutën e tretë. Scott McTominay shënoi dy gola të bukur, duke u bërë i pari futbollist në historinë e Premier League që shënon dy herë në tre minutat e para.
Më pas erdhën rrjetat e Bruno Fernandes dhe Victor Lindelof, teksa miqtë gjetën golin me anë të Liam Cooper. 4-1 për vendasit pjesa e parë, por golat do të vijonin edhe në fraksionin e dytë të takimit.
Daniel James gjeti rrjetën në minutën e 66-të, ndërsa katër minuta më pas Bruno Fernandes ktheu në gol një penallti. Leeds shënoi një tjetër gol me anë të Stuart Dallas dhe e gjithë ndeshja u mbyll me triumfin tenistik të Manchester United. /abcnews.al

