U munduan deri në fund, por nuk ia dolën. Pavarësisht fitores së mbrëmjes së sotme, në “Loro Boriçi” përballë iralndezo-veriorëve të Linfield, “kuqeblutë” e Vllaznisë nuk kanë arritur dot kualifikimin duke e mbyllur kështu sfidën me rezultatin e përgjithshëm 2 me 3.
Goli i vetëm i Vllaznisë erdhi në minutën e 54’-rt të sfidës nga “bomberi” shkodran, Bekim Balaj, i cili kapi bukur me kokë një krosim të gjatë në zonën “armike”, duke çuar rezultatin në 1 me 0, rezultat, i cili më vonë “hipoteki” dhe eleminim e Vllaznisë.
Pas këtij rezultati, skuadra e Linfield avancon në raundin e radhës të Conference League, ku përballë do të kenë një skuadër të rankut të tyre, siç janë dhe polakët e Pogon Szczecin. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: