Pritej një fitore komode, ndaj “kurbinasve” dhe ajo ndodhi. “Rrogozhinasit” e Egnatias arritën të triumfon me rezultatin e pastër, 0 me 2, transfertën e Laçit, në përballjen e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore.
Dy gola në pjesën e dytë mjaftuan për djemtë e Edlir Tetovës, të cilët sigurojnë kështu një fitore me shumë vlera, për titullin kampion. I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte Edison Ndreca, me anësorin e mbrojtjes, që lëshon një predhë fluturimthi për të mposhtur Dajsinanin, në minutën e 47’-të të sfidës, ndërsa për golin e dytë mendoi Isgandarli, i cili pas një pasimi të Saphiut del ballëpërballë nuk gabon, për ta mbyll ndreshjen në 0 me 2.
Falë këtij rezultati Egnatia shkon sërish në vendin e parë të Kategorisë Superiore, kësja radhe 2 pikë më shumë se “Demat e Kuq” të Partizanit, me këta të fundit, që kanë një ndeshje të prapambetur me Teutën, ndërsa Laçi mbetet në vendin e 7 të renditjes. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Edison Ndreca, 0-1:
Goli i Vusal Isangadarli, 0-2: