VIDEO/ Fitore për Champions, Roma “shpërfytyron” Sampdorian dhe kap vendin e 4-rt në Serie A

schedule20:02 - 2 Prill, 2023

schedule 20:02 - 2 Prill, 2023

Roma ka arritur një fitore tejet të rëndësishme për pjesëmarrjen në UEFA Champions League, vitin e ardhshëm, teksa në “Stadio Olimpico”, “verdhekuqtë” e Jose Mourinhos ka triumfuar me rezultatin e pastër 3 me 0.

Ashtu si në shumë sfidat e ditës së sotme, edhe në përballjen mes Romas dhe Sampdorias, të gjithë golat e sfidës kanë ardhur në pjesën e dytë. Fillimisht do të ishte “i padëshiruar” i bordit të “verdhekuqve”, Gini Wijnaldum, i cili pas një kombimi fantastik me Nemanja Matic kalon të tijët në avantazh në minutën e 57’-të. Ndërsa kur u duk se sfida do të mbyllej me rezultatin 1 me 0, Paulo Dybala dhe Stephan El Shaarawy menduan të shënonin dhe 2 gola të tjerë, përktëisht në minutat 88’ dhe 94’, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 3 me 0.

Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e 4-rt të renditjes, teksa deri më tani ka arritur të grumbullojë plot 50 pikë, po aq sa Interi i vendit të 3-të dhe shpreson në një humbje të Milanit, mbrëmjen e sotme, në “Stadio Diego Armando Maradona” përballë Napolit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Gini Wijnaldum:

Goli i Paulo Dybala:

Goli i Stephan El Shaarawy:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!