Inter e ka nisur vitin e ri me një fitore dramatike në “San Siro” ndaj Verona me shifrat 2-1.
Zikaltërit kaluan të parët në epërsi falë Lautaro Martinez, ku kapiteni i skuadrës shënoi në minutën e 13′ pas asistimit të Mkihtaryan.
Në të dyten, Henry barazoi rezultatin në minutën e 74′ duke shtangur zikaltërit.
Skuadra e Inzaghit nuk u dorëzua, pasi në minutën e 93′ ishte Frattesi i cili çoi shifrat në 2-1.
Hellas Verona shpërdoroi shansin e artë, pasi në minutën e 100′ Henry humbi penalltinë.
Me këtë fitore, Inter mbetet në krye të tabelës me 48 pikë./h.ll/abcnews.al