VIDEO/ Fitore me përmbysje, perla e Paul Pogba rikthen United në krye

schedule23:12 - 20 Janar, 2021

schedule 23:12 - 20 Janar, 2021

Manchester United ia del të fitojë në fushën e Fulham. Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer triumfoi 1-2 me përmbysje dhe është rikthyer sërish në krye të Premier League.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e pestë. Gafë e mbrojtjes së United dhe finalizim i Ademola Lookman.

Skuadra mike reagoi dhe rikthye baraspeshën me anë të Edinson Cavanit (21′). Goli i fitores për “Djajtë e Kuq” erdhi në minutën e 65-të.

Paul Pogba shfaqi gjithë klasin e tij, duke realizuar një eurogol. United menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe ia doli të rikthehet me tre pikë tepër të rëndësishme në shtëpi. /abcnews.al