Chelsea dhe Sevilla janë dy ekipet e para që kanë siguruar kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Champions League. Ekipi i Frank Lampard fitoi 1-2 në fushën e Rennes dhe kryeson grupin E me 10 pikë pas javës së katërt, po aq sa numërojnë edhe andaluzianët.
⏰ RESULTS ⏰
? Late goals & drama in Group E as Chelsea & Sevilla reach last 16! ?
? Substitute Giroud secures late victory in France ?
⚪️? Munir scores last-gasp winner in Russia ⚽️
? Who’ll go further this season?#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 24, 2020
Callum Hudson-Odoi kaloi anglezët në avantazh në mesin e pjesës së parë. Sulmuesi i talentuar u shërbye shumë mirë nga Mason Mount dhe nuk gaboi përballë portierit vendas. Rennes gjeti golin e barazimit në minutën e 85-të.
Sehrou Guirassy realizoi me kokë pas një goditje këndore, por goli i tij nuk evitoi humbjen e ekipit anglez. Chelsea u hodh në sulm në kërkim të fitores dhe e gjeti atë falë golit të Oliver Giroud në minutat shtesë të sfidës.
I njëjti rezultat edhe në Rusi. Sevilla mposhti 1-2 Krasnodarin vendas. Ivan Rakitic zhbllokoi takimin në minutën e katërt. Mesfushori kroat realizoi një eurogol, teksa braziliani Wanderson riktheu baraspeshën në minutat e para të fraksionit të dytë.
Ndeshja po shkonte drejt barazimit, por Munir El Haddadi ia doli të dërgonte topin në rrjetë në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar tre pikët ekipit të Lopetegui. /abcnews.al