Ndeshja mes Kukësit dhe Erzenit ka përfunduar me rezultatin 2-1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin shijakasit në minutën e 30’ me anë të Maliqit. Mbrojtja e Kukësit ishte e përgjumur atë moment dhe lojtari i Erzenit përfitoi duke dërguar topin në rrjetë.
Pjesa e dytë ishte tepër intensive, me të dyja skaudrat që tentonin të gjenin rrjetën e portës me shumë raste.
Kukësi arriti të barazonte sfidën në minutën e 67’ me La Torre. Pas një goditje këndi, topi u kthye në zonë dhe në rrëmujë e sipër, La Torre goditi fortë topin duke mos i lënë mundësi portierit kundërshtar ta ndalojë. Verilindorët nuk u ndalën në asnjë çast për të marrë fitoren, dhe ia dolën në minutën e 85’ të sfidës me një gol nga La Torre përsëri.
Me këtë fitore, Kukësi renditet në vednin e parafundit me shtatë pikë, ndërsa Erzeni në vendin e gjashtë me 8 pikë./h.ll/abcnews.al
Shikoni golin e parë të Kukësit
Shikoni golin e dytë të Kukësit