Janë mbyllur takimet e orës 16:00 në Premier League. Liverpool arriti të fitojë me përmbysje përballë Aston Villës. Vendasit shënuan të parët në minutën e 21-të me anë të Trezeguet, por Robertson (87′) dhe Mane (90+4′) përmbysën gjithçka për të besuarit e Klopp, që vazhdojnë marshimin në krye të Premier League.
Manchester City nuk i ndahet të kuqve nga Merseyside, duke fituar 2-1 ndaj Southampton. Pas golit të Ward-Prowse në minutën e 12-të, City përmbysi gjithçka, falë golave të Agueros (70′) dhe Walker (86′).
Arsenali ka bërë një hap fals në shtëpi përballë Wolverhampton. Edhe pse Aubameyang i kaloi në avantazh, Jimenez barazoi në pjesë të dytë për Wolves, çka bëri që ekipet të ndanin nga një pikë.
Sheffield United ka shkatërruar 3-0 ekipin e Burnley, ndërsa Neëcastle ishte surpriza e madhe, duke triumfuar në fushën e West Ham me rezultatin 2-3./abcnews.al
Premier League, java 11
Aston Villa – Liverpool 1-2
Trezeguet 21′ / Robertson 87′, Mane 90+4′
Arsenal – Wolverhamton 1-1
Aubameyang 22′ / Jimenez 76′
Manchester City – Southampton 2-1
Aguero 70′, Walker 86′ / Ward-Prowse 12′
West Ham – Newcastle 2-3
Balbuena 73′, Snodgrass 90′ / Clark 16′, Fernandez 22, Shelvey 52′
Sheffield United – Burnley 3-0
Lundstream 17′ 43′, Fleck 44′