Kampionati i tretë në historinë e Napolit po infekton çdo cep të qytetit. Fitorja e Scudettos është shumë pranë dhe ndërkohë në qytet po shpërthejnë ethet e triumfit.
Episodi i fundit i këndshëm në fakt u vu në skenë me një prift që hapi një kor në kishë, duke infektuar edhe të pranishmit që filluan të këndojnë.
Të pranishmit u gjallëruan nga prifti që infektoi besimtarët duke i bërë ata të këndojnë me të këngën e njohur të skuadrës blu ku thuhet: “Unë do të jem me ju dhe ju nuk duhet të dorëzoheni. Ne kemi një ëndërr në zemrat tona. Napoli është rikthyer kampion”./ h.ll/abcnews.al