“Violët” e Fiorentina kanë arritur të përmbushëin përmbysjen e madhe ndaj Baselit të Taulant Xhakës, teksa në sfidën e dytë të gjysmë-finaleve të UEFA Conference League kanë triumfuar me rezultatin 1 me 3, pas përfundimit të kohës shtesë.
Siparin e golave e hapën italianët, me argjentinasin, Nicolas Gonzalez që çoi topin në rrjetën e zviceranëve, që në minutën e 35’-të të sfidës, pas një krosimi perfekt të topit të ish-“zikaltërit”, Crisiano Biraghi nga goditja e këndit.
Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit gjetën menjëherë golin e barazimit, ku protagonist nuk kishte si mos të ishte, talenti zviceran, Zeki Amdouni, me këtë të fundit që mposhti portierin Terracciano, me një goditje diagonale në cepin e zonës. Mirëpo, një tjetër gol nga Nico Gonzalez dhe goli i Antonin Barak, në minutën e fundit të kohës shtesë (120+9’), plotësuan përmbysjen e madhe të italianëve në tokën “helvete”.
Me këtë fitore, Fiorentina siguron finalen e madhe të Conference League, ku në Pragë “violët” e Italisë do të përballen me “çekiçët” e Ëest Ham, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e 7 qershorit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Nicolas Gonzalez, 0-1:
Goli i Zeki Amdouni, 1-1:
Goli i Nicolas Gonzalez, 1-2:
Goli i Antonin Barak, 1-3: