Fiorentina ia doli të siguronte një fitore shumë të rëndësishme përballë Udineses në Artemio Franchi. Ribery me shokë vuajtën kundër një ekipi që lufton fort dhe pëson pak.
Takimi dhuroi vetëm një gol në minutën e 72-të. Kiliani Pulgar krosoi nga goditja e këndit dhe qendërmbrojtësi Milenkovic kërceu bukur me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Festë e madhe në stadium dhe pankinën viola. Fiorentina arriti të ruajë avantazhin e çmuar dhe siguroi fitoren e tretë rresht në kampionat. Ekipi i Montellës ngjitet përkohësisht në vend të gjashtë me 11 pikë, ndërsa ekipi friulan mbetet në kuotën e 7 pikëve. /abcnews.al
Fiorentina – Udinese 1-0
(Milenkovic 72’)