Tre gola të tjerë në “San Siro”. Interi dhe Fiorentina po zhvillojnë një ndeshje shumë të bukur dhe i kanë nisur “zjarr” 45 minutat e dyta. Fraksioni i parë u mbyll në barazim 1-1, falë golave të Lautaro Martinez dhe Kouame. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 52-të.
Inter 2-1 Fiorentina (Federico Ceccherini own goal) great work by Lautaro Martinez leads to a fortunate deflection pic.twitter.com/jXyb79sCn6
— InterYaEuropaLeague (@InterELGoals) September 26, 2020
Pasiguri e mbrojtjes së ekipit nga Firence, Lautaro vepron bukur në krahun e majtë të sulmit dhe hedh një top drejt Lukakut. Federico Ceccherini devijon, por në portën e tij. Autogol i mbrojtësit italian dhe festë në kampin zikaltër.
Pasan los años y Frank Ribery no pierde esa chispa e inteligencia brutal de elite, de momento armo la jugada para el empate de la Fiorentina.
Castrovilli ?pic.twitter.com/wFY2mMjAgj
— ??????? (@derianfcb) September 26, 2020
Gjithsesi, Fiorentina gjen forca dhe arrin barazimin pesë minuta më vonë. Super Franck Ribery, asist i francezit dhe finalizim i Gaetano Castrovillit, një prej lojtarëve më të mirë të ekipit mik. Rrjeta e dytë për 23-vjeçarin, që i dhuroi fitoren skuadrës nga Firence në javën e parë ndaj Torinos.
INCREDIBLE pass from Ribery, Chiesa with the cool finishpic.twitter.com/DCvhz2sMrd
— Karim (@Futball_Karim) September 26, 2020
Fiorentina nuk u ndal dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 64-t. Kundësulm perfekt, spektakël i 37-vjeçarit Ribery që dhuron një asist të mrekullueshëm dhe konkretizim i Federico Chiesa, i cili nuk e ka të vështirë të mposhtë kapitenin Handanovic. /abcnews.al