VIDEO/ Finalja e yjeve është e kuqe, Bayern “mbret” i Europës për herë të gjashtë

schedule22:56 - 23 Gusht, 2020

schedule 22:56 - 23 Gusht, 2020

Është mbyllur takimi final i UEFA Champions League mes Bayern Munchen dhe PSG-së, me bavarezët që kanë triumfuar me rezultatin 1-0 falë një goli të Kingsley Coman në minutën e 59-të. Bayern kampion Europe, për herë të gjashtë në historinë e klubit.

Pati tension, raste të pastra shënimi për të dyja skuadrat, luftë e fortë sportive gjatë gjithë 90 minutave, ndërsa pas përfundimit të takimit, nuk mund të mungonin dy tablotë: FEstë e çmendur e kuqe dhe lot parizienë.

Finalja i takon Hansi Flick, që i besoi Coman nga minuta e parë në vend të Perisic. Finalja i takon Neuer, i cili edhe pse 34-vjeç, duket se është ende më i miri në botë. Finalja i takon bavarezëve, që ngrenë trofeun për herë të gjashtë.

PSG merr medaljen me numër 2 me kokën lart, një performancë thuajse perfekte e parizienëve. Ndoshta sezonet e ardhshme, edhe ekipi kampion francez do ta ngrejë trofeun me veshët e gjatë, pasi kanë potencial, por kësaj radhe, festa është vetëm e Flick dhe djemve të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!