Roma-Feyenoord është finalja e parë e Conference League, që do të zhvillohet më 25 maj në “Air Albania Stadium”.
Skuadra e Jose Mourinho dhe Marash Kumbullës ia ka dalë të fitojë 1-0 në “Olimpico” kundër Leicester dhe tani do të kërkojë trofeun.
Fatet e ndeshjes së sotme i vendosi i zakonshmi Tammy Abraham, i cili pas një goditjeje këndi nuk fali me një goditje me kokë dhe i dha fitoren Romës.
Gjysmëfinalja tjetër përfundoi 0-0. Feyenoord e mbrojti fitoren 3-2 që kishte arritur në Holandë, duke e frenuar skuadrën e Marseille që eliminohet para sfidës më të bukur, finales. / abcnews.al