Endri Çekiçi ka arritur të gjejë nivelin, që kishte arritur në Slloveni dhe është shndërruar në një nga më të mirët e skuadrës së tij Ankaragucu.
Pogradecari sot gjeti golin në minutën e 63-të për skuadrën e tij, duke fiksuar shifrat në 3-0 dhe siguruar triumfin e skuadrës së tij ndaj Goztepe për javën e 30 të Superligës turke.
24-vjeçari finalizoi me sukses një aksion të rrjedhshëm për skuadrën e tij, teksa gjeti hapësirë në hyrje të zonës dhe goditi bukur, duke lënë portierin në vend.
Ky është goli i tretë në këtë sezon për Çekiçin, ndërsa ka dhuruar edhe dy asiste. Ankaragucu renditet në vendin e 17, aktualisht jashtë zonës së rënies. /abcnews.al
https://twitter.com/Takipspor3/status/1371068348302295040