I përket llojit Tremoctopus (Blanket octapus) dhe pak njerëz e kanë parë nga afër këtë oktapod të çmuar që është një nga atraksionet më të rralla në botën detare.
“Të shohësh një krijesë të tillë në jetën reale është e papërshkrueshme,” thotë biologia detare Jacinda Sackleton, e cila e dalloi oktapodin në Queensland në brigjet e ishullit Lady Elliot, Australi.
“Kur e pashë për herë të parë, mendova se mund të ishte një peshk i ri me pendë të gjata, por kur u afrua, kuptova se ishte një oktapod femër dhe kisha atë ndjenjën e madhe gëzimi dhe emocioni ,” tha ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=cqDv94TmKzs
“Isha aq e emocionuar sa mezi mbaja frymën për t’u zhytur dhe për të xhiruar videon”. Pamja e parë e një mashkulli u kap 21 vjet më parë në veri të Barrierës së Madhe nga Dr. Julian Finn. /abcnews.al