VIDEO/ Festojnë Basel dhe Xhaka, “Ujqit” e Wolves eliminojnë Olympiacos

schedule23:01 - 6 Gusht, 2020

schedule 23:01 - 6 Gusht, 2020

Basel dhe Wolves janë dy skuadrat e fundit të kualifikuara në çerekfinalet e Europa League. Ekipi i Taulant Xhakës, i cili e nisi si titullar dhe luajti 87 minuta, mposhti 1-0 në shtëpi Eintracht Frankfurt dhe kaloi në raundin tjetër, pasi kishte fituar 0-3 edhe takimin e parë.

Goli i fitores u shënua dy minuta përpara fundit të ndeshjes nga Fabian Frei. Qendërsulmuesi i Basel çau mbrojtjen gjermane në qendër, dribloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë. Zviceranët do të ndeshjen me Shakhtar Donetsk në çerekfinale.

Wolves i mjaftoi një gol i Raul Jimenez për të mposhtur 1-0 në shtëpi grekët e Olympiacos. Sulmuesi meksikan shndërroi në gol një penallti në minutën e tetë dhe “Ujqit” e ruajtën avantazhin deri në fund.

Dueli i parë kishte përfunduar 1-1 dhe skuadra e Premier League u kualifikua në çerekfinale, ku e pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Sevilla. /abcnews.al

Europa League, raundi i 1/8
Basel-Eintracht Frankfurt 1-0 (3-0)
(Frei 88′)
Wolves-Olympiacos 1-0 (1-1)
(Jimenez (pen) 8′)