Fjala “spektakël” i përshtatet më së miri asaj që dhuroi përballja mes Partizani dhe Kukësit, në “Arenën e Demave”, me “demat e kuq” të kryeqytetit, që mundën me rezultatin, 4 me 3, “verilindorët” në përballjen e javës së 8 të Kategorisë Superiore.
Për skuadrën e tekniku Zoran Zekic protagonisti aboslut ishte “bomberi” kongolez, Archange Bintsouka, i cili shënoi një tre golësh, në minutat 5’, 44’ e 57’, teksa së bashku me golin e Tedi Carës, në minutën e 2’ nxorrën të “pavlefshëm” 3 golat e Kukësit, që erdhën nga Salami, Bytyçi me një autogol dhe Hasaj, në minutat 25’, 48’ e 73’.
Më këtë fitore, “demat e kuq” ngjiten në vendin e 5-të të renditjes, me 11 pikë, teksa është 2 ndeshje mangut ndaj skuadrave të tjera, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e fundit të tabelës, me vetëm 7 pikë, pas 8 javëve. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Tedi Carës, 1-0:
Goli i Archange Bintsouka, 2-0:
Goli i Salami, 2-1:
Goli i Archange Bintsouka, 3-1:
Autogoli i Bytyçit, 3-2:
Goli i Archange Bintsouka, 4-2:
Goli i Francesko, Hasaj, 4-3: