VIDEO/ Festime dhe spektakle fishekzjarresh. Nga veriu në jug, si u prit 2024 në Shqipëri

schedule10:02 - 1 Janar, 2024

schedule 10:02 - 1 Janar, 2024

Viti i Ri 2024 trokiti në Shqipëri dhe u prit me festime të shumta e spektakle fishekzjarresh nga veriu në jug të vendit.

Në Kurbin, qielli u ndriçua nga fishekzjarret, teksa qytetarët e pritën me entuziazëm natën e ndërrimit të viteve.

E njëjta atmosferë edhe në Durrës, ku në qendër të qytetit bregdetar, qytetarët u mblodhën për të festuar. E pranishme, ishte edhe policia, në rast të ndonjë incidenti të mundshëm.

Qendra e Fierit ishte e mbushur plot me qytetarë, të cilët shijuan spektaklin e fishekzjarreve.

Edhe në Vlorë atmosfera ishte festive, ku nuk munguan edhe fishekzjarret për të lajmëruar mbërritjen e Vitit të Ri.

Në Korçë, Viti i Ri 2024 u prit nga qytetarë të shumtë në qendër të qytetit, të cilët festuan me një atmosferë elektrizuese.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!