Newcastle e ka zhbllokuar ndeshjen me Sheffield United, pas 55 minutash lojë. Qymyrxhinjtë shënuan me Saint-Maximin, i cili nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.
Në ndihmë i erdhi edhe një prej lojtarëve miq, i cili pa topin ti kalonte poshtë këmbëve. Tentativa e tij për ta larguar shkoi bosh dhe Saint-Maximin shënoi për Newcastle.
Sulmuesi anësor festoi duke u ulur në gjunjë, moda më e re e festimeve. Mesazh i qartë kundër racizmit ndaj të zinjve. Për t’u kthyer te ndeshja, Newcastle shënoi edhe golin e dytë me Mat Ritchie. Një goditje potente e tij befasoi portierin kundërshtar.
Bardhezinjtë nuk janë ndalur me kaq dhe duke shfrytëzuar epërsinë numerike – Sheffield United prej minutës së 50 luan me një lojtar më pak – kanë shënuar edhe golin e tretë me Joelinton. /abcnews.al