VIDEO/ Festë në “Signal Iduna Park”, Dortmund fiton me “poker” ndaj Union Berlin

schedule17:51 - 7 Tetor, 2023

schedule 17:51 - 7 Tetor, 2023

Ashtu siç pritej “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë arritur një fitore me shumë vlera, pasditen e kësaj të shtune, në “shtëpinë” e tyre, “Signal Iduna Park”, ku mundën me rezultatin e thellë, 4 me 2, skuadrën e Union Berlin në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.

Sipari i golave u çel nga “bomberi” i “verdhezinjve”, Niclas Fullkrug, në minutën e 7 të sfidës dhe vetëm 2 minuta më vonë vjen kundërpërgjigja e miqve, me anë të Robin Gosens. Mirëpo pjesa e parë nuk do të mbaronte me kaq, pasi në minutën e 31’-të, “veterani” italian i mbrojtjes, Leonardo Bonuçi ekzekuton mjeshtërisht një 11-metërsh, duke e mbyllur frakionin e parë të lojës, me rezultatin, 1 me 2.

Me fillimin e pjesës së dytë, “verdhezinjtë” e Edin Terzic shënojnë dhe 3 herë të tjera në portën e Union Berlin, fillimisht me Schlotterbeck e Julian Brandt, në minutat 49’ e 54’ e më pas me anësorin norvegjez, Julian Ryerson për të vulosur rezultatin e përgjithshëm, 4 me 2.

Falë kësaj fitoreje, skuadra e Borussia Dortmund ngjitet në vendin e 2-të të tabelës me 17 pikë, 1 më pak se Stuttgart i vendit të parë dhe 1 shumë se Bayer Leverkusen i vendit të 3-të, ndërsa skuadra e Union Berlin zbret në vendin e 13 në tabelë me vetëm 6 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!