VIDEO/ Festë e çmendur, rinovimi me Hoxhën dhe Dunga: Xhaferi hap kartat

schedule21:55 - 15 Janar, 2021

schedule 21:55 - 15 Janar, 2021

Vllaznia fitoi me Kukësin dhe pas ndeshjes disa tifozë shkodranë nxehën atmosferën me këngë e kore. Edhe pse luanin jashtë, edhe pse nuk lejoheshin tifozët, ata kishin udhëtuar dhe në fund u shpërblyen. Sponsori Alban Xhaferi, pas ndeshjes u shpreh se shpreson që të lejohet sa më shpejt prania e fansave në stadiume.

“Është një gjë e mrekullueshme kjo festë që po ndodh. Njerëzit janë shumë të entuziazmuar dhe u bëj thirrje që sa më shpejt të krijohet një mundësi të kthehen në stadium, qoftë edhe me një numër të limituar. Na mungojnë shumë tifozët”, tha fillimisht Xhaferi.

Me pas ai foli edhe për ndeshjen me Kukësin dhe titullin kampion: “Kam qenë shumë i bindur se do fitonim. Dominuam gjithë lojën dhe ishte e padiskutueshme. Ëndrra vazhdon. Titulli? Nuk ka mbaruar akoma faza e dytë, kështu që avash-avash po ecim drejt asaj rruge”.

“Dunga? Jemi në negociata me një klub japonez. Shanset janë më shumë që të shiten. Nëse nuk realizohet, atëherë do të kthehet në Shkodër. Me Ardit Hoxhajn është rinovuar kontrata për 2.5 vite, ky është lajmi i ri”, përfundoi Xhaferi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!