Bayern Munchen ka turpëruar një tjetër klub londinez këtë sezon në Champions League. Pasi mposhti Tottenhamin me rezultatin 2-7, kampionët e Gjermanisë kanë mposhtur dhe Chelsean me rezultatin e thellë 0-3, por me rastet që kishin, rezultati mund të ishte më i thellë.
Serge Gnabry vazhdon të impresionojë këtë sezon dhe në 30 ndeshje në total, ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 10 asiste. Ylli i Bayern shënoi dy gola në tre minuta lojë, për të shokuar Chelsean dhe për të hapur rrugën e suksesit për bavarezët.
VIDEO | Londra është e Gnabryt, ylli i Bayern ndëshkon dhe Chelsean
Robert Lewandowski shënoi golin e tretë pas një pasimi perfekt të Alphonso Davies. Sulmuesi polak arrin në 11 gola, duke lënë pas Haaland me 10. Në total, Lewandowski ka shënuar 64 gola në Champions League, duke barazuar rekordin e Karim Benzema.
Bayern kthehet kështu në Gjermani me një rezultat të shkëlqyer dhe duket me një këmbë në raundin tjetër, ndërsa Chelsea u turpërua në shtëpi. Në ndeshjen e kthimit, Blutë e Londrës nuk do të kenë shërbimet e Jorginho, që mori karton të verdhë, si dhe Marcos Alonso, që e mbylli sfidën para kohe pas një kartoni të kuq të dhënë nga VAR./abcnews.al
Champions League
Chelsea – Bayern Munchen 0-3
Gnabry 51′ 54′, Lewandowski 75′