Vjen goli i parë në Ballsh. Bylis po përballet me Tiranën në duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë dhe bardheblutë kanë kaluar në avantazh.
Edon Hasani shfrytëzoi një kros nga goditja e këndit, kërceu me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 20-të.
Një avantazh i rëndësishëm për skuadrën e Egbo, që vijon të tregojë një formë shumë të mirë, si në kampionat aty ku kryeson me 9 pikë më shumë se Kukësi, por edhe në Kupë. /abcnews.al