VIDEO | Festa e “Qymyrxhinjve” zgjat pak, Martial qetëson tifozët e United

schedule18:56 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 18:56 - 26 Dhjetor, 2019

Është zhbllokuar ndeshja Manchester United-Newcastle. Dy gola brenda 7 minutash janë shënuar në “Old Trafford”. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 17-të. “Qymyrxhinjtë” rikuperuan një top në mesfushë dhe u vërsulën drejt portës së De Geas.

Longstaff dhe Joelinton kombinuan bukur me njëri-tjetrin dhe 19-vjeçari anglez dërgoi topin në rrjetë. Ekipi i Solskjaer reagoi dhe gjeti shumë shpejt golin e barazimit. Anthony Martial realizoi në minutën e 24-t pas një pasimi të Pereira.

Goli i pestë në kampionat për francezin, i cili u ndihmua edhe nga një pasiguri e portierit mik. Në stadium është rikthyer qetësia pas golit të Martial dhe të dy ekipet po luftojnë fort për të gjetur golin e radhës. /abcnews.al