VIDEO/ Festa e golit me vaksinë, sulmuesi i Villareal mbajti premtimin

schedule16:58 - 27 Maj, 2021

schedule 16:58 - 27 Maj, 2021

Tifozët e Villareal nuk do e harrojnë kurrë mbrëmjen e së mërkurës. Ekipi i tyre i zemrës fitoi Europa League, duke thyer Manchester United në finale pas goditjeve të penalltive.

120 minutat përfunduan në barazim 1-1. Golin e parë të takimit e realizoi skuadra spanjolle me anë të Gerardo Morenos. Sulmuesi kaloi “nëndetësen” në avantazh në pjesën e parë.

Gjatë festimit kreu gjestin e injeksionit, një veprim që i surprizoi të gjithë. 29-vjeçari kishte bërë një premtim përpara finales në një program televiziv.

Nëse do shënonte në finalen e Europa League, festa e Morenos do të ishte për të gjithë profesionistët mjekësorë, të cilët ndodhen prej kohësh në front kundër pandemisë.

U tha, u bë! Sulmuesi iberik ia doli të dërgojë topin në rrjetë dhe ua dedikoi golin e shënuar të gjithë personelit mjekësorë të shtetit spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!